Të shtëna me armë zjarri ka patur ditën e sotme në lagjen “Dardania” në Kosovë, ku mbeti i plagosur Met Elshani i cili është menaxheri i reperit të njohur Fero dhe këngëtares Rina Balaj, në kompaninë muzikore “On Records”. Disa të tjerë e mbajnë mend si ish-menaxheri i këngëtares Kida apo vëllezërve Mozzik dhe Getinjo.
Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Kosovës ndërsa për sa i përket Adhurim Lepaja i cili është një prej të arrestuarve për këtë ngjarje, thuhet se ka dhe të tjera dosje kriminale.
Mësohet se menaxheri i njohur është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë që ka ndodhur vetë Elshani shprehet se nuk i njeh personat të cilët e kanë sulmuar, por do t’ja lë në dorë drejtësisë.
“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë, vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë për Insajderin Met Elshani.
Tashmë për këtë vepër penale janë arrestuar gjithsej katër persona, emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeç, Shpetim Cakiqi 20-vjeç dhe GJ.B 43 vjeç.