Një marangoz nga fshati Dragot i Tepelenës është plagosur pasi tentoi që në punishten e tij të çmontonte një predhë të vjetër luftarake. Por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin R.P vjeç 42, banues në fshatin Dragot, pasi dyshohet se në Dragot, në zdrukthëtarinë e tij, duke çmontuar një predhë luftarake të vjetër, si rrjedhojë e shpërthimit të predhës është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









