• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plani i Bill Gates për të shpëtuar botën nga Covid-19

02/04/2020
Plani i Bill Gates për të shpëtuar botën nga Covid-19

Bill Gates, themeluesi i Microsoft-it, që i paralajmëroi liderat e botës të përgatiteshin për një situatë pandemie që në 2015-ën, ka nxjerrë së fundmi një plan që mund të ndihmojë SHBA-në dhe jo vetëm për ta fituar luftën kundër koronavirusit.

Gjatë rekomandimeve të tij për Washington Post, Gates theksoi se është shumë e rëndësishme të merren vendimet e sakta, pasi ato ndikojnë në reduktimin e përhapjes së Codiv-19 dhe ekonominë e botës.

Sipas tij, hapi i parë është “qasja e qëndrueshme ndërkombëtare” ndaj shtetrrethimeve. Gates u shpreh se izolimi është i rëndësishem dhe fakti që në disa shtete nuk ka akoma një shtetrrethim të plotë përbën kërcënim.

“Nëse njerëzit udhëtojnë të lirë, ashtu do të bëjë dhe virusi. Liderat e botës duhet të jenë të qartë dhe të prerë. Izolim gjithandej do të thotë izolim gjithandej! Derisa në Amerikë vendi i të prekurve të ulet, që do të duhen më shumë se 10 javë, askush s’mund të vazhdojë biznesin si zakonisht apo i qetë. E gjithë kjo zgjatje dhe konfuzion vetëm do ta zgjerojë dhimbjen ekonomike, do të bëjë që virusi të kthehet dhe do të shkaktojë më shumë vdekje.”

Hapi i dytë shumë i rëndësishëm sipas tij janë testimet dhe rishikimi me kujdes i tyre. Qeveritë duhet të kenë një plan të qartë në lidhje me prioritetin e testeve. Kush do të testohet fillimisht? Ata që kanë më shumë shanse të jetë prekur nhga koronavirusi, siç janë personeli mjekësor apo kontaktet e afërta me të prekurin. Më pas, sipas tij duhen testuar njerëzit që shfaqin simptoma dhe ata që janë më të rrezikuar se të tjerët për shkak të sëmundjeve kronike.

Si hap final, filantropisti i famshëm paralajmëroi liderat të marrin të dhëna të sakta për zhvillimin e trajtimit të virusit dhe një vaksine, pasi nuk ndihmojnë duke “bërë thashetheme” apo duke “përhapur panik”.

“Unë ende vazhdoj të besoj që nëse ne marrin tani vendimet e duhura, të informuar nga shkenca, të dhënat dhe eksperienca e mjekëve mund të shpëtojmë shumë jetë dhe të bëjmë që vendi t’i kthehet punës.”- përfundoi Gates.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

Gimbo për Mateon: Shoku i mirë kallëzohet kur nuk është me ty!

21/03/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Sylvinho e konsideron golashënues, “zhduket” lojtari i kombëtares, nuk është as në pankinë me skuadrën e tij

21/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al