As qelitë në burgjet e vendit nuk i kanë shpëtuar infektimeve nga koronavirusi. Një situatë e vështirë është raportuar nga burgu i Bënçës në Tepelenë, ku mësohet se COVID-19 ka prekur 5 qytetarë që vuajnë dënimin në këtë institucion. Menjëherë pas konstatimit nga autoritetet e burgut janë marrë masa dhe të prekurit janë transportuar urgjent për në burgun e Shën Kollit.