• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas gallata/ Domosdova akuzon: Lojtarët e Këlcyrës ishin të dehur, na masakruan

15/05/2017
Plas gallata/ Domosdova akuzon: Lojtarët e Këlcyrës ishin të dehur, na masakruan

Këlcyra dhe Domosdova janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e fundit të kampionatit. Një takim që shërbente vetëm për statistikë, pasi asnjë prej skuadrave nuk kishte synime. Takimi ka nisur i shpejtë për vendësit, të cilët rrezikuan në të 8-ën me anë të Metkos. Të parët realizojnë miqtë që pas një kundërzbritje gjejnë portën mike me anë të Beqos në të 25-ën.

kelcyra domosdova

Në 45 minutat e dyta, tekniku Spahiu hedh në fushë mbrojtësin Kule dhe loja merr tjetër pamje. Metko kthen në gol një 11-metërsh të dhënë në të 60-ën. Edhe dy minutat shtesë të dhënë nga kryesori nuk sjellin asgjë të re.

AKUZAT

Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i Domosdovës, Erald Karriqi, ka deklaruar se lojtarët miq ishin të dehur dhe në këtë mënyrë kanë aplikuar një lojë shumë të fortë me goditje të rrezikshme ndaj miqve.

kelcyra stadiumi

“Filloi ndeshja e qetë dhe shënuam dhe kaluam në avantazh 1-0. Lojtarët kundërshtarë, duke mos u pajtuar me rezultatin, filluan të lëshojnë ofendime, pështyma, goditje me grusht, me shkelma dhe bërryla. E thënë shkurt, një ndeshje futbolli u kthye në arenë boksi. Ndërkohë, gjyqtari i takimit Marianito Troka nga Fieri qëndronte dhe vëzhgonte sesi ushtrohej dhunë mbi lojtarët e mi.

Minimalisht duhet të akordonte 2-3 kartonë të kuq. Situata degradoi deri aty sa isha gati për të tërhequr ekipin nga fusha e lojës sepse po vihej në rrezik jeta e lojtarëve të mi. Në pushim të ndeshjes mësova nga lojtarët e mi se futbollistët kundërshtarë ishin të dehur dhe këtë ma konfirmoi edhe kolegu im, trajneri i Këlcyrës, duke më thënë: ‘Nuk kam çfarë t’ju bëj sepse ata janë të pirë’.

Filloi pjesa e dytë me të njëjtat episode derisa gjyqtari akordoi një penallti inekzistente dhe Këlcyra barazoi 1-1. I bëj thirrje Federatës të marrë masa për këto palo ekipe dhe palo gjyqtarësh, pasi ne shkojmë për të luajtur futboll dhe jo për të vënë në rrezik jetët tona”, deklaroi trajneri i Domosdovës, Erald Karriqi, në reagimin e tij për gazetën.

Related Posts

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Sport

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1
Sport

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Sport

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

16/12/2025
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

Partizani i Kërnajës është cinik, vetëm te një ndeshje bindi plotësisht për fitoren

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al