Një 30-vjeçar shqiptar i dënuar për tentativë vrasjeje ka mbetur i plagosur rëndë dhe me fraktura në pjesën e fytyrës. Ngjarja ka ndodhur në burgun grek Domokou. I dënuari është përleshur me katër të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, dhe ka mbetur i plagosur.
Autorët e ngjarjes e kanë rrahur 30-vjeçarin me hunj druri dhe mjete metalike duke e lënë të plagosur rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur, ndërkohë që autoritetet greke kanë filluar hetimet. Paraprakisht raportohet se përplasja e përgjakur ka pasur si motivet konlifktet e dy palvëe, jashtë burgut.