Plas sherri në natën e dytë të festivalit të 56-të RTSH-së. Është këngëtari i njohur Luiz Ejlli, ai i cili denoncon gafën e përsëritur të prezantuesit Adi Krasta. Sipas tij, Krasta nuk e përmend një asnjë rast emrin e tij, kur prezanton këngën me të cilën ai është përfaqësuar bashkë me Rezarta Smajën “Ra një yll”.
Luizi shprehet tejet i revoltuar për këtë fakt, që sipas tij lë të nënkuptohet se është bërë e qëllimshme, ndërsa rastin në fjalë e konsideron si një skandal që nuk është bërë as në kohën e ditakturës.
“Të dashur miq, poshtë keni 3 video ku prezantuesi i festivalit të Rtsh-së, Adi Krasta, nuk ma thotë emrin. Kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, cfarë prapavije ka kjo??? Ky është një skandal!”, shkruan Luiz Ejlli pak minuta më parë në profilin e tij në facebook.
Ndërkohë më poshtë ju sjellim edhe videot e publikuara nga vetë Luizi, për të dëshmuar denoncimin e tij.