Një plagosje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
“Panorama” mëson se shtetasi Pilo Sevi ka goditur me thikë shtetasin Ferdinant Petriti, 57 vjeç, banues në Vlorë.
amb
Shtetasi Ferdinant Petriti aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë
Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









