Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë Dropull vazhdon të mbetet problem.
Në shumë prej fshatrave të kësaj bashkie, plehrat qëndrojnë prej ditësh pirg, duke shkaktuar aromë të keqe dhe duke u kthyer në vatër infeksionesh.
Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur një ditë më parë në fshatin Vrisera. Situtata është e tillë edhe në shumë fshatra të tjerë.
Ndërkohë problem më vete është edhe depozitimi i mbetjeve të Dropullit në lumin Drino, përbri rrugës që të çon në Libohovë.
/Libohova Online/