Një shqiptar është arrestuar në Kakavijë pasi ishte në kërkim nga Greqia. 30-vjeçari shqiptar po tentonte të kthehej nga Greqia për në Shqipëri, por në doganën greke në Kakavijë është arrestuar. Mesohet se ai akuzohet nga Prokuroria e Athinës për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Identiteti i tij për momentin nuk bëhet me dije.









