Këtë pasdite një pjesë e qytetit të Vlorës është mbuluar nga tymi. Dyshohet se shkak është bërë djegia e mbeturinave aty pranë që krijon një tymnajë të tillë. Zjarri është ndezur mbrëmjen e kaluar, teksa vijon të mbetet aktiv duke shkaktuar ndotje të ambientit. Përveç erës së keqe tymi vështirëson dhe qarkullimin e automjeteve në atë zonë. Rruga është e mbuluar nga shtëllungat e tymit dhe është vështirë të shohësh vazhdimin e saj.









