Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Britani, pasi është kapur në një fabrikë kanabisi.
I njohur me pseudonimin ‘kopshtari’, Adelajt Velsmali është kapur nga policia në një papafingo në një pronë në Walsall, që ishte kthyer në një fermë të prodhimit të narkotikëve.
I riu ka thënë se ka hyrë ilegalisht në Britani, ndërsa mund të mos dëbohet nga vendi. Ai ishte i vetmi person që u gjet gjatë aksionit policor në fermën me rrënjë kanabisi që kapnin vlerën e 147,000 £.









