• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

31/12/2025
“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë.

Në këtë video-urim, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet, ndërsa vlerëson vitin 2025 si historik për lojën tonë të bukur.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka përmend organizimet e suksesshme të FSHF-së, finalet e Euro U-17 dhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si edhe kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare në fazën play-off të Botërorit 2026.

Më poshtë, mesazhi i plotë i Presidentit Armand Duka:

“Në prag të ndërrimit të viteve, dua t’i drejtohem të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për një vit që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Viti që po lëmë pas ka qenë një vit historik për futbollin shqiptar. Një vit ku puna, vizioni dhe përkushtimi u kthyen në rezultate konkrete. Në fushë, në organizim dhe në rritjen e gjithë sistemit tonë futbollistik.

Shqipëria u konfirmua si një vend dhe partner i besueshëm për futbollin europian, duke pritur me sukses finalet e Kampionatit Europian U-17 dhe duke mikpritur për herë të parë në Tiranë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje treguan se futbolli ynë ka arritur një nivel të ri profesionalizmi dhe organizimi.

Emocionet më të forta na i dhuroi Kombëtarja, e cila për herë të parë në histori siguroi kualifikimin në fazën play-off të Botërorit 2026. Një arritje që na bëri krenarë dhe që dëshmon se ëndrrat e mëdha janë të arritshme kur punohet me seriozitet dhe besim. Uroj shumë që ky rrugëtim i bukur të kurorëzohet me kualifikimin për herë të parë në finalet e Botërorit.

Gjatë këtij viti kemi vijuar të investojmë në bazat e së ardhmes: në fëmijët dhe të rinjtë, në futbollin e vajzave, në infrastrukturë dhe në mbështetjen e klubeve. Futbolli shqiptar po rritet në numra, në cilësi dhe në ndikim shoqëror.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugëtim: futbollistët, trajnerët, arbitrat, drejtuesit e klubeve, stafet teknike, administratën e FSHF-së, partnerët tanë, institucionet shtetërore, qeverinë shqiptare për ndihmën e madhe dhe mbështetjen e tyre

Me këtë frymë pozitive, hyjmë në vitin 2026 me ambicie të forta për të bërë akoma më shumë, për ta çuar më përpara futbollin shqiptar dhe me një ëndërr të madhe: të jemi pjesë e Botërorit 2026,

Ju uroj të gjithëve:

Gëzuar Festat, Gëzuar Vitin e Ri

Dhe një vit sa më të mbarë!”

Related Posts

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…
Sport

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Rikthim spektakolar i Prishtinës, fitore jetike për Prishtinën e Re dhe dramë në Klinë
Sport

Rikthim spektakolar i Prishtinës, fitore jetike për Prishtinën e Re dhe dramë në Klinë

16/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim

16/02/2026
Nga trofeu i lojtarit të muajit te rekordi në Evropë, Murqi “tërbon” Spanjën
Sport

Më i miri në Europë për golat me kokë, Vedat Muriqi barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010

16/02/2026
Leipzig, goli nuk kënaq Grudën: Mëkat që nuk fituam!
Sport

Leipzig, goli nuk kënaq Grudën: Mëkat që nuk fituam!

16/02/2026
Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 10-të, fitojnë Teuta, Vllaznia, Gramshi e Apolonia
Sport

Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 10-të, fitojnë Teuta, Vllaznia, Gramshi e Apolonia

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al