Një moderatore e lajmeve të një televizioni lokal në Kaliforni, filmoi aksidentalisht burrin e saj të zhveshur në dush, teksa ishte duke raportuar në një lidhje direkte nga shtëpia.
Për shkak të izolimit nga koronavirusi shumë gazetarë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëp, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me gazetaren Melinda Meza.
Melinda ka realizuar një video në ambjentin e tualetit të saj, ku i jepte këshilla femrave për stilimin e flokëve gjatë karantinimit në shtëpi. Por ndërkohë që fliste, prapa kurizit të saj shihet bashkëshorti i cili po bënte dush.
Gazetarja nuk kishte ishte në dijeni të kësaj skene, por e ka mësuar pasi video e saj është bërë virale.