• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht

04/02/2026
Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht

Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit të bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar, punonjës Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur gazetarin G. K., 33-vjeç që po raportonte situatën.

Gazetari ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa mësohet se agresoi ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi është është proceduar penalisht për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i plotë i Policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 04.02.2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ishte njoftuar zhvillimi i një proteste nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, dhe ku të pranishëm ishin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për pasqyrimin e situatës, shtetasi A. H., dyshohet në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me shtetasin G. K., 33 vjeç, me profesion gazetar.Më pas ka goditur me grushte edhe një 67-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi A. H, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me Prokurorin e gatshëm, u procedua penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Related Posts

tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, paraqitet me dokument të falsifikuar, nën hetim 65-vjeçari

04/02/2026
75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë, ja bashkitë që përfitojnë nga projekti
Kryesore

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcohen kapacitetet e bashkive përgjatë lumit

04/02/2026
Shehaj takon fermerin që debatoi me Ramën: Fondet për bujqësinë përfundojnë vetëm te miqtë e qeverisë (VIDEO)
Kryesore

Shehaj takon fermerin që debatoi me Ramën: Fondet për bujqësinë përfundojnë vetëm te miqtë e qeverisë (VIDEO)

04/02/2026
Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar
Kryesore

Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

tepelene thike plagosje

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al