Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë. Mediat italiane shkruajnë se i riu i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me rrethrrotullimin në aksin Saronno-Monza.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti. Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç. Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.









