• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policët e arrestuar të Gjirokastrës, gjykata cakton masat e sigurisë

21/11/2024
AMP arreston shefin e krimeve në Gjirokastër dhe 4 punonjës të tjerë policie (VIDEO)
Gjykata e Gjirokastrës ka marrë vendimin ditën e sotme për punonjësit e policisë të cilët u përfshinë në trafikimin e emigrantëve. Gjithashtu gjykata ka vendosur për Kryekomisarin A.K “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim.
Gjithashtu gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për I.M, K.K dhe B.M. Ndërsa për nënkomisarin Xh.D gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi”.
VENDIMI:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ditën e sotme shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Gjirokastrës për vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masave të sigurimit për disa persona nën hetim. Pas analizës dhe mbështetjes në provat e paraqitura, gjykata vendosi:
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit në flagrancë ndaj personit A.K. Kryekomisar, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj I.M dhe K.K, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit B.M., doganier në pikën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë”, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj personit Xh.D., Nënkomisar, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar gjithashtu për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim, dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” sipas Nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Ky vendim është në kuadër të një operacioni të gjerë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Hetimet, të cilat janë mbështetur në analiza. Apeli i të thelluara disamujore, kanë çuar në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.
Inspektor F.O, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor”, dhe aktualisht shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandën e mallrave, dhe organizimin e lojërave të fatit për përfitime të paligjshme. Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hetuar më tej aktivitetet e dyshuara.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al