• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia e Shtetit, deklaratë për shqiptarët e bllokuar në kufi

06/04/2020
Emergjenca e koronavirusit, 169 persona nga ‘zona e kuqe’ kthehen në qarkun Gjirokastër gjatë dy javëve (FOTO)

Policia e Shtetit, lidhur me trajtimin e rasteve të disa qytetarëve që janë bllokuar në disa pika të kalimit kufitar, sqaroi sot në mesditë se:

Vendi ndodhet në një situatë emergjence të shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19, për shkak të së cilës janë kufizuar në mënyre të pazakonte e të panjohur ndonjëherë në vend, shumë veprimtari publike, ekonomike, tregtare etj. Në ketë kuadër janë kufizuar së tepërmi edhe lëvizjet, si brenda vendit, por aq me tepër ato jashtë tij.

Fatkeqësisht konstatohet se në disa raste, në pikat e kalimit kufitar paraqiten qytetare që kërkojnë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme në Shqipëri, jashtë rregullave të vendosura.

Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për qytetarë që janë rezident në vende të tjera, të cilët kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Është me rendësi që të kuptohet nga të gjithë se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

Qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.

Për qytetaret e tjerë, që janë rezidente vetëm në Shqipëri, të cilët situata e jashtëzakonshme i ka zëne në mënyrë të papritur në vende të tjera, ekziston mundësia e kthimit të rregullt në Shqipëri. Për ketë kërkohet që ata të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të RSH-së në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend.

Policia e Shtetit është e detyruar nga ligji që të kontrollojë dhe menaxhojë kufijtë e vendit dhe ajo nuk mund të lejojë kalime të paligjshme të tyre, sidomos në një situate të tillë ku rreziqet shëndetësore janë shumë të shtuara.

Në konsideratë të sa më sipër, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë rezident në vende të tjera, që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetareve shqiptare që janë rezident vetëm në Shqipëri dhe që kanë mbetur jashtë saj, për arsye të ndryshme, të mos ndërmarrin udhëtim pa marrë më parë autorizimin përkatës nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore përgjegjëse në vendin ku ata gjenden.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në këtë kontekst apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të gjithë masat e ndërmarra nga qeveria, duke kontribuuar të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al