Tre persona tentojnë të grabisin shtëpinë e Elton Çiços në Tepelenë. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Policise lokale. Mesohet se ne banese kane qene familjaret e Çiçës, i cili u ekzekutua në zonën e Bllokut në Tiranë më 1 maj 2016. Policia ka ngritur grupe kontrolli në pika të ndryshme. Burimet thane se personat kanë qenë të armatosur e janë dëgjuar të shtëna. Autoret kane qelluar disa here, ne drejtim te baneses por me pas jane larguar. Mesohet se babai i Elton Çiçës, Naim Çiça, ka njoftuar policine rreth ores 3:00 te mengjesit per goditjen me arme. Elton Çiça mbeti i vrarë me 1 maj të vitit 2016, në kryeqytet, pas një serie hakmarrjesh, mes tij dhe një grupi rival. Policia eshte nisur ne drejtim te adreses ku eshte dhene njoftimit. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, jane gjetur 5 gezhoja, nga te cilat tri ishin te nje automatiku “Kallashnikov” dhe dy te nje pistolete “Makarov”. Hetuesit nuk kanë vënë re dëmtime në banesë ndërsa kanë nisur verifikimet e nevojshme. Dyshimet e oficerëve të krimeve lidhen me sagën e konflikteve të djalit të Naim Çiçës. Blutë kanë kryer disa kontrolle banesash dhe po vijojnë me verifikime të tjera të nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
Vrasja
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ekzekutimin e Elton Çiços dhe ngriti akuzë ndaj katër personave, mes të cilëve një oficer policie.I shumëkërkuari Jani Aliaj do të gjykohet për akuzën e vrasjes me paramendim të Çiços, me të cilin sipas Prokurorisë kishte patur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se gjatë qëndrimit në burg Jani Aliaj ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë. Pasi kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer në Shqipëri, Çiço, i cili ishte shprehur se “do ta vriste me çdo kusht”, armikun e tij të përbetuar, ka tentuar të marrë hak duke i organizuar dy atentate Jani Aliajt, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Por një vit më parë, Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, sikurse përshkruhet në dosjen e organit të akuzës, ka hyrë në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe një personi të tretë. Ai është larguar nga vendi i krimit, me një makinë “Ford Focus”, që e priste të dera e lokalit. Nga hetimet, rezultoi se makina ishte në pronësi të Renato Milloshit, i cili do të përgjigjet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi nuk u provua që ishte i përfshirë ne vrasje. Kamerat e sigurisë në lokal dhe bizneset përreth, si dhe gjetja e makinës, ndihmuan Prokurorinë të identifikonte autorin e krimit. Ndërkohë, oficeri gjyqësor Alban Trimi dhe Redian Rraja, janë akuzuar nga Prokuroria për “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas Prokurorisë i pandehuri Trimi ka prishur vendngjarjen, pasi ka hequr prej aty, çantën e dorës së viktimës dhe një pistoletë. Po, ndërsa është hedhur dritë mbi mekanizmin e krimit, Prokuroria nuk ka mundur ende të zbulojë emrin e personit që drejtonte makinën e përdorur në vrasjen e Çiços. Krimi i 1 majit të një viti më parë u pasua me ngjarje tejet të rënda kriminale, pasi janë ekzekutuar njëri pas tjetrit, miq të Elton Çiços dhe Jani Aliajt.









