• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia greke në kërkim të “Miço” shqiptarit, vidhte makina në Athinë me një “çelës magjik”

20/08/2022
Sherr për sallatën te familja shqiptare në Greqi, vëllai qëllon me thikë motrën

Policia greke mendon se ka zbërthyer një rrjet të mirëfilltë kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të cilët vidhnin makina, i çmontonin nëpër servise dhe më pas i shisnin për pjesë duke humbur kështu gjurmët e automjeteve brenda pak orësh.

Pjesë e bandës të identifikuar deri më tani janë një grek, pronar i një servisi makinash në Athinë si edhe një shqiptar i quajtur “Miço”.

Greku është arrestuar, ndërkohë që “Miço” është arratisur dhe nuk dihet ku gjendet. “Puna” u shkonte “vaj” grupit të tyre deri në datën 18 gusht kur një grua nga Athina konstatoi se nuk e kishte më makinën në vendin ku e kishte parkuar.

Gruaja kishte instaluar një GPS në makinën e saj tip “Hyundai” ngjyrë gri dhe menjëherë pasi konstatoi se nuk e kishte aty, filloi të gjurmonte sinjalin e GPS-it. Pronarja e makinës konstatoi se makina ndodhej disa dhjetra kilometra më tej dhe filloi ta ndjekë sinjalin deri sa u gjend para një servisi makinash.

Ajo tregon para policëve dhe është futur në servis dhe te makina e saj ka gjetur një burrë që po e çmontonte. Kur e ka pyetur se kush e ka këtë makinë, gruaja thotë se ka marrë përgjigjen: “E ka sjellë këtu një shqiptar me emrin Miço për ta rregulluar”.

Gruaja njoftoi menjëherë policinë pas këtij konstatimi, të cilët me të arritur në vendin e ngjarjes kanë marrë në pyetje pronarin e servisit, ndërkohë që kanë gjetur edhe pjesë të tjera makinash. Greku, pronar i servisit është shprehur se nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme por policia dyshon se ai ka çmontuar edhe shumë makina të tjera, të cilat janë vjedhur nga “Miço” shqiptari me “çelsin e tij magjik”.

Policia dyshon se grupi ka përdorur një teknikë të njohur tani për vjedhjen e makinave siç është ajo e një çelsi universal, i cili pret sinjalin e dhënë nga çelsi origjinal dhe i jep idenë e rreme pronarit se e ka mbyllur makinën. Pas kësaj, hajdutët futen në makinë, e ndezin dhe largohen të qetë.

Plani funksiononte për bukuri me interes të tyre, por duket se nuk u kishte shkuar mendja se dikush mund të vendosë GPS. Policia greke dyshon për të pakten dhe një makinë tjetër të vjedhur, një “Mercedes CLK”, pjesë të të cilit i gjetën në servisin e makinave të grekut të arrestuar.

Related Posts

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al