• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia kërkon juristë, financierë dhe specialistë kompjuterësh, ja kushtet që duhen plotësuar

01/10/2022
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja emrat që lëvizin nga pozicionet

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për të afruar pranë saj, studentë që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në disa degë të caktuara, me mesatare të notave mbi 8. Në një njoftim për mediat, Policia thotë se kërkon juristë, ekonomistë/financierë dhe specialistë kompjuterësh dhe IT. Gjithashtu janë edhe një sërë kushtesh që duhen plotësuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në disa degë të caktuara, me mesatare të notave mbi 8.

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Aplikimet fillojnë më datë 01.10.2022 dhe përfundojnë më datë 31.10.2022. Kuotat e pranimit janë 50.

Dosja me dokumentet për aplikim duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

LEXO EDHE: Denocnimi i deputetes së PD: 4 vjet propagandë në Sarandë, shkolla ‘Eco Campus’ ende jashtë funksionit

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë janë:

– të jenë shtetas shqiptarë;

– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;

– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit ‘B’;

– të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin.

Ndërsa standardet dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:

– të kenë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe shkencat kompjuterike;

– të kenë mesataren mbi ‘8’ të notave në ciklin e dytë të studimeve në arsimin e lartë;

– të jenë nën moshën 30 vjeç;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Formularin e aplikimit, i cili tërhiqet paraprakisht pranë zyrave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë;

– Diplomën dhe listën e notave, të ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të noterizuara (të dyja nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara);

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, të bëjnë njëvlefshmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe në Qendrën e Shërbimeve Arsimore pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të bëjnë përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit ‘B’;

– Vërtetim nga gjykata;

– Vërtetim nga prokuroria;

– 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

– vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;

– vlerësimi me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

– intervistimi i aplikantëve;

– kontrolli shëndetësor;

– marrja e shenjave të gishtave;

– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al