• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia Rrugore ka një njoftim të rëndësishëm për shoferët

29/07/2017
Policia Rrugore ka një njoftim të rëndësishëm për shoferët

Policia Rrugore paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdeshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimt rrugor pasi ndryshe do të ndëshkohen.

Në një njoftim të nxjerrë gjatë ditës së sotme, policia këshillon shoferët për rripin e sigurimin, mospërdorim alkooli dhe të lëvizin me shpejtësi brenda normave.

KËSHILLAT

Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore.

Përdorimi i alkoolit, përveç se është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maksimumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjendje të dehur.

Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë.

Policia deklaron se radarët janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë deri në 20km/orë me shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit.

Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të çlodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpeshherë ka qenë shkak për aksidentet rrugore.

Parakalimet e gabuara përveçse janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejedrejtimit.

Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.

MONITORIMI SOT

Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.

Nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10:00. Në disa akse rrugore kryesore, është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit. Aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale.

Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qendrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut.

Në akset rrugore të mëposhtme Policia rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radare ne versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejlakojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara në këto akse:

Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë, Maminas-Gjiri i Lalëzit, Milot-Mirditë, Milot- Lezhë. Elbasan-Peqin, Elbasan-Librazhd, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Lojëra fati të paligjshme, nën hetim i riu nga Gjirokastra

23/12/2025
Fushëbardhë, djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia
Kryesore

Fushëbardhë, djali dhunon nënën e tij, arrestohet nga policia

23/12/2025
Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al