• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia tregon rrugët e bllokuara nga dëbora: Mjetet pa zinxhir nuk do të lejohen të kalojnë (VIDEO)

13/02/2021
Policia tregon rrugët e bllokuara nga dëbora: Mjetet pa zinxhir nuk do të lejohen të kalojnë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve në gjithë Shqipërinë. Prej motit të keq është bllokuar aksi Milot-Lezhë-Shkodër, ndërsa Elbasan – Librazhd, Elbasan – Pogradec apo Korçë – Pogradec janë të kalueshme, por me zinxhirë.

E njëjta situatë edhe në rajonin veri-verilindor. Policia paralajmëron se në vijim nuk do të lejohen të kalojnë mjetet pa zinxhirë na akset ku ka dëborë dhe ngrica.

Ndërkohë uniformat blu janë në terren për të orientuar trafikun i cili në disa pika të akseve është shumë i rënduar dhe i bllokuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Strukturat e Policise së Shtetit, në shërbim të përforëcuar, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve në nevojë, në situatën e krijuar si pasojë e motit me reshje bore dhe shiu.

Policia e Shtetit dhe autoritetet e tjera janë të angazhuara me shërbime të përforcuara, për të menaxhuar vështirësitë e krijuara nga moti i keq i orëve të fundit, në disa akse rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me dëborë apo ngrica, si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.

Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.
Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.

Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.

Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;

Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta.

Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.

Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;

Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.

Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.

Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.

Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.

Në të gjitha akset e mësipërme ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, e cila po drejton trafikun dhe qarkullimin e mjeteve.

Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.

Drejtuesit e mjeteve mund të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al