Instituti Shqiptar i SME-ve është duke implementuar projektin “Angazhimi i SME-ve në proçesin e monitorimit dhe rritjes së transparencës së bashkive në implementimin e politikave të qeverisjes vendore për zhvillimin ekonomik vendor”, në Bashkitë Kukës, Fier, dhe Gjirokastër.
Bizneset e vogla dhe të mesme (SME/ small medium enterprises) të zhvilluara dhe të qëndrueshme luajnë një rol kritik në gjenerimin e punësimit, e cila është evidentuar dhe nga pasqyra e fundit e të dhënave publikuar nga Komisioni Evropian për vitin 2019 për Shqipërinë, ku cilësohët që 80.3% e punësimit në Shqipëri është krijuar nga këto të fundit. Si rrjedhim këto të fundit kanë gjithashtu impakt në promovimin inovacionit, krijimin e konkurrencës dhe të një ekonomie më të shëndetshme lokale e si pasojë kombëtare.
Nga ana tjetër edhe Komisioni Europian i vlerson SME-të si aktor të rëndësishëm në ekonomominë e një vendi, nëpërmjet impaktit që këta të fundit kanë në forcimin ekonomik të komuniteteve lokale, si rrjedhim rritja e demokracisë lokale në të gjithë dimensionet dhe hapësirat e pushtetit lokal, përmirësimi i qeverisjes lokale nëpërmjet transparencës, llogaridhënies, dhe nxitjes të politikave ekonomike lokale është domosdoshmëri, mbi të gjitha nga vështirësitë e hasura nga COVID-19.
Zhvillimi i këtij projekti ka ardhur si rrjedhoj e punës disa vjeçare të Institutit Shqiptar të SME-ve me bizneset e vogla dhe të mesme, ku janë evidentuar dy komponentë të rëndësishëm. Së pari, kompetencat e obligimit ligjor që bashkite kanë në bazë të Neni 28, Ligji 139/2015 per vetqeverisjen vendore, dhe së dyti nivelit i ulët i informimit apo përfshirjes së SME- në proceset vendimarrsëe apo të llogaridhënies që qeverisja lokale i detyrohet këtij sektori ndër të tjerve. Mungesa e informacionit në lidhje me këto të drejta e detyrime që institucionet vendore kanë kundrejt SME-ve sjell si pasoj direkte biznese të mesme dhe të vogla më pak të qëndrueshme dhe të zhvilluara që ndikon dhe në ekonominë e komunitetit ku ato veprojnë.
([1] https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/sba-fs-2019_albania.pdf)
Ky aksion i cili synon të monitorojë dhe në të njëjtën kohë të rrisë transparencën në proceset vendimarrëse të bashkive për politikat ekonomike lokale nëpërmjet angazhimit të SME-ve nëpërmjet forma të ndryshme, inovative tashmë është në fazën e parë të implementimit të tij, ku deri më tani janë zhvilluar pyetësor të dedikuar për bizneset e vogla dhe të mesme mbi një sërë aspektesh të zhvillimit ekonomik lokal, është monitoruar informacioni i ndarë në faqet e zyrtare të bashkive mbi nisma, aktivitete dhe plane ekonomike vendore që targetojnë bizneset e mesme dhe të vogla (SME-të) si dhe janë çuar disa kërkesa pranë institucioneve për informacion nëpërmjet përdorimit të “Ligjit për të drejtën e informimit”.
Një sërë aktivitetesh të tjera janë për t’u zhvilluar që kanë për të përfshirë bizneset e vogla dhe të mesme në aksione të demokracisë lokale si dhe do të impaktojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm dhe si pasojë edhe të komunitetit ku ato veprojnë.
Projekti “Angazhimi i SME-ve në proçesin e monitorimit dhe rritjes së transparencës së bashkive në implementimin e politikave të qeverisjes vendorë për zhvillimin ekonomik vendor”, në Bashkitë Kukës, Fier, dhe Gjirokastër po implementohet nga Instituti Shqiptar i SME-ve me mbështetjen e Leviz Albania (një projekt që financohet nga Zyra Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare si “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”).