• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prag derbi, Milnkoviç: Nuk e ndjej presionin, ndaj Tiranës jam i bindur se rikthehemi te fitorja

02/10/2025
Prag derbi, Milnkoviç: Nuk e ndjej presionin, ndaj Tiranës jam i bindur se rikthehemi te fitorja

Partizani është gati për derbin e shumëpritur ndaj Tiranës. Situata tek “Demat” nuk është e mirë, pasi ekipi ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 javët e para në kampionat. 3 humbjet radhazi në kampionat janë një këmbanë alarmi për të “kuqtë”, të cilët të premten në “Air Albania” do të sfidojnë Tiranën në derbin e parë të kryeqytetit. Edhe Tirana do të synojë maksimumin në këtë përballje për shkak se ndodhen në fundin e tabelës së renditjes, ç’ka e bënë këtë sfidë edhe më interesante dhe njëkohësisht të vështirë për demat. Situatë që e ka të qartë edhe tekniku serb i Partizanit, Mladen Milnkoviç, që theksoi 1 ditë para derbit, se beson se skuadra e tij do të rikthehet tek fitorja në derbi:

“Jemi në një situatë tepër të vështirë. Renditja e tregon qartë diçka të tillë. Nuk jemi të lumtur për situatën ku ndodhemi. Por ky është futbolli. Duhet të besojmë te puna jonë. Hapi i radhës është derbi. Duhet të hyjmë në fushë për 3 pikët. Kam besim të plotë tek skuadra dhe mendoj se ndaj Tiranës do të jetë pika e kthesës për ne.”

Pyetjes nëse ky Partizani mund të shpresojë ende të luftojë për titull, Milnkoviç u përgjigj:

“Mund tju garantojë vetëm se do të punojmë çdo ditë, sa kohë unë të jem në krye të skuadrës do të bëjmë maksimumin që kjo skuadër të jetë kompetitive. Kemi patur edhe shumë mungesa. Nëse grupi ynë do të kishte qenë i plotë, ju garantoj se do të kishim marrë të tjera rezultate”.

Në fund trajneri i të kuqve u ngacmua nga gazetarët nëse do të ishte i knaqur me një barazim në derbi dhe nëse e ndjen presionin e shakkrimit, por Milnkoviç u përgjigj me diplomaci:

“Nuk mund ta them tani këtë gjë. Pas ndeshjes nëse kundërshtari ka qenë domuinues ndaj nesh, sigurisht do t’Ju them se jam i kënaqur me barazimin, por tani jo. Ne do të hyjmë për ta fituar ndeshjen ndaj Tiranës, kjo nuk ka diskutim. Presioni është prezent dhe shumë normal në punën tonë. Edhe trajnerët më të mirë në botë ndryshohen. Ajo që ne kemi në dorë është vetëm të punojmë, ndaj personalisht nuk ndjes presion, jam totalisht i fokusuar tek sfida ndaj Tiranës, ku besoj se do të rikthehemi tek fitoret.”

© BalkanWeb

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al