• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat/ Si e braktisi PD-ja Vangjel Tavon në çmendurinë e kovave me salcë kosi

14/04/2021
Prapaskenat/ Si e braktisi PD-ja Vangjel Tavon në çmendurinë e kovave me salcë kosi

Edhe pse formalisht janë në një front opozitar për rrëzimin e Edi Ramës, PD dhe LSI janë në luftë permanente me njëra-tjetrën. Kjo është e dukshme edhe në Gjirokastër, një prej qarqeve ku të dy partitë opozitare garojnë të vetme. Ka një episod të ditëve të fundit që e ilustron këtë fakt. Në dy javët e para të fushatës, Vangjel Tavo është marrë vetëm me denoncime e skenarë imagjinarë të cënimit sipas tij të votës së 25 prillit.

Por retorikës së tij nuk i shkon pas Partia Demokratike, e cila është më shumë e fokusuar te takimet me elektoratin. Pasi Vangjel Tavo denoncoi magazinimin e disa pakove ushqimore, një donacion i bërë prej një kompanie shqiptaro-gjermane për familjet në nevojë në Gjirokastër, kërkoi që edhe Partia Demokratike t’i bënte jehonë kësaj çështje. Pasi hasi ne refuzimin e drejtuesve të PD-së në Gjirokastër dhe vetë Tritan Shehut, Tavo u ankua në Tiranë te numri dy i selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Mësohet se mes Tavos e Bardhit ka pasur një komunikim telefonik pikërisht për këtë zhvillim, por edhe Bardhi e ka anashkaluar duke e deleguar sërish shqetësimin në Gjirokastër. Ky ping-pong i Tavos sa nga Dashua në Gjirokastër te Gazi në Tiranë, dëshmon në fakt se as PD nuk e merr më seriozisht kandidatin e LSI-së, politikanin që hiqet si “fringo i ri”, ndërkohë ka mbi 20 vjet në skenën politike. Edhe për këtë çështje Vangjel Tavo shkoi në polici për të bërë denoncim. Ngaqë nuk e pret më askush, nuk zhvillon dot takime masive, ka shpenzuar dy javë të fushatës duke u marrë vetëm me kallëzime dhe denoncime si fletërrufe thjesht dhe vetëm për të krijuar alibinë e humbjes së 25 prillit.

©argjiroja.net

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

29/12/2025
Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al