Në një tryezë diskutimi me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote, ka thënë mes të tjerash së në rang qarku po kapet shifra e 1 milion turistëve gjatë këtij viti. Lidhur me emergjencat civile, prefekti Kote tha se janë referuar 28 raste nga qytetarët apo Policia e Shtetit, por sipas tij nuk ka pasur asnjë të dënuar. “Binomi prokurori-gjykatë nuk ka dënuar asnjë njeri. Ende nuk ka ndjeshmëri dhe nuk konsiderohet krimi mjedisor si krim që duhet ndëshkuar ashpër”, deklaroi Odise Kote. ©Argjiroja.net