Prefekti i Qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj ishte për vizitë në një nga bizneset fason të Tepelenës. I shoqëruar nga administratori i sipërmarrjes, Valtid Xhafa, Prefekti i qarkut është njohur me ecurinë e biznesit, zhvillimin e punës dhe menyrën e tregtimit. Në deklaratën e publikuar me këtë rast, prefekti njofton gjithashtu se ky biznes kërkon të punësojë edhe 20 gra.
“Për të gjithë të interesuarit ju komunikojmë se kjo sipërmarrje ka nevojë për 20 punonjëse femra. Për më tepër informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit +355695144844. Adresa, pranë ish-kinemasë së qytetit, përgjatë rrugës “Baba Abaz”, thuhet në njoftimin e Prefekturës.
Të papunët refuzojnë kryesisht vendet e lira në bizneset fason, për shkak të pagesave të ulëta dhe kushteve të këqija. Industria fason konsiderohet si skllavëruese në shumë vende të rajonit. Përjashtim këtu nuk bën as Shqipëria, ku sipërnarrjet përballen vazhdimisht me refuzimin e punëkërkuesve.
© ArgjiroLajm.net