• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prej të hënës asnjë dalje nga shtëpia pa autorizim, ja si të aplikoni (VIDEO)

28/03/2020
Prej të hënës asnjë dalje nga shtëpia pa autorizim, ja si të aplikoni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video që ilustron të gjithë procedurën e aplikimit për të marrë autorizimin për të dalë nga shtëpia për pazare, ilaçe apo shërbime të tjera. Procedura e re që merr fuqi nga e hëna e në vazhdim, do të vihet në jetë përmes aplikimit në e-Albania për të marrë lejen për dalje të vetëm një familjari. Pensionistët nuk do të lejohen të dalin dhe cilët janë të vetëm, shërbimet sociale do t’i çojnë gjithçka në banesë. Kush do të dalë nga shtëpia pa autorizim do të ndëshkohet, paralajmëron kryeministri Rama. Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë. Në e-Albania zgjidhet online dita dhe ora se kur një familjar do të dalë nga shtëpia.

Postimi i Ramës:

Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por JETA NUK NA JEPET DY HERË dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE!

Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.

🔴 NDIQNI VIDEON 👇PËR TË MËSUAR APLIKIMIN E LEJES PËR DALJE PËR PAZAR! APLIKIMI BËHET NGA E DIELA DHE ZBATIMI NIS TË HËNËN!

🔴 KUR APLIKONI ME www.e-albania.al/ APROVIMI JU VJEN MENJËHERË NDËRSA ME SMS NË NUMRIN 55155 PËRGJIGJA VJEN PAS 24 ORËSH!

🔴 LEJE MUND TË MARRË VETËM NJË PERSON I FAMILJES PËR NEVOJAT MË BAZIKE SI USHQIMET DHE ILAÇET! KALIMI I AFATIT NJË ORËSH NUK DO TË GJOBITET, AI VLEN PËR TË ANALIZUAR FLUKSET E LËVIZJES GJATË FASHËS ORARE!

🔴 PENSIONISTËT NUK MUND TË APLIKOJNË, SEPSE NUK DUHET TË LËVIZIN NGA SHTËPIA DHE ATA QË JANË TË VETMUAR DO T’I NDIHMOJMË NE!

*Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!

Related Posts

Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën

23/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Aksidenti me vdekje në aksin Tepelenë-Memaliaj, arrestohet shoferi 42-vjeçar

23/12/2025
Rrahën dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT në Vlorë, arrestohen 58-vjeçari së bashku me dy djemtë
Kryesore

Rrahën dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT në Vlorë, arrestohen 58-vjeçari së bashku me dy djemtë

23/12/2025
Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, sherr mes punëtorëve te ‘NSHN-ja’

Aksident në Gjirokastër, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën

23/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Aksidenti me vdekje në aksin Tepelenë-Memaliaj, arrestohet shoferi 42-vjeçar

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al