• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Premier League, 10 statistikat e sezonit që lamë pas

28/07/2020
Premier League, 10 statistikat e sezonit që lamë pas

Premier Liga uli si parin e sezonit 2019-’20 të dielën, me një javë dramatike. Aston Vila bëri mrekullinë duke shmangur rënien në Championship. Junajtid dhe Çelsi fituan konkurrencën me Lestërin për dy vendet e fundit të Champions-it. Përpara se vëmendja të drejtohet te merkatoja, ia vlen të përmenden 10 statistikat më pikante të këtij sezoni.
TOTENHEMI
“Spërsat” e mbyllën sezonin duke festuar për arritjen e vendit të gjashtë, një biletë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Europës. Shumë u tallën se standardet e Murinjos kanë rënë drastikisht, por ai e mori skuadrën nga vendi i 14-të dhe e dërgoi në Europë.Pavarësisht kësaj, 59 pikët e tyre këtë sezon janë rekordi i tyre më negativ i 11 viteve të fundit, por sërish londinezo-veriorët u renditën përpara rivalëve të Arsenalit.
ALISONI ASISTMEN
Liverpuli u shpall kampion +18 pikë nga Siti i vendit të dytë, por kjo nuk është statistika më e çuditshme. Portieri Alisson regjistroi të njëjtin numër asistesh sa sulmuesi i Sitit, Rahim Sterling, 1. Dhe për më tepër, sulmuesi anglez luajti 4 ndeshje më shumë se braziliani.
MANÇESTER JUNAJTID
Mançester Junajtid ishte një skuadër më e fortë këtë sezon sesa në 2018-’19, apo jo? Me sa duket jo. Skuadra e Solskjaerit i ka mbyllur dy sezonet e fundit në kuotën e 66 pikëve, por këtë herë ato mjaftuan për të shkuar në Champions.
XHEMI VARDI
Jeta e Xhemi Vardit ka kohë që përflitet se do të bëhet një film. Në moshën 24-vjeçare punonte në fabrikë, në 2015-’16 fitoi titullin historik me Lestërin. Tani, në moshën 33 vjeç e 198 ditë bëhet lojtari më i vjetër që fiton “Këpucën e Artë” në Premier Ligë (23 gola), duke thyer rekordin e Drogbasë.
VARDI 100 GOLA
SHENJTORËT KUNDËR MËKATARËVE
Lestëri dukej pretendent serioz për një vend në Champions në dhjetor. Dy muaj më herët, fitonin 9-0 kundër Sauthemptonit. Por prej atëherë, “Dhelprat” kapitulluan, duke parë të avullonte avantazhi prej 14 pikësh nga ekipet ndjekëse. Pas asaj mbrëmjeje horror tetori, Sauthemptoni grumbulloi më shumë pikë (44) sesa Lestëri (42).
ASNJË ANGLEZ
Uolves bëri një sezon fantastik, duke grumbulluar 59 pikë dhe u renditur të shtatët, pas Totenhemit vetëm prej golavarazhit më të keq. Skuadra e Santosit shënoi 51 gola, por asnjëri prej tyre nuk u realizua nga ndonjë lojtar anglez. Normale në një “koloni” portugezësh. Raul Himenez ishte i vetmi që kaloi barrierën e 10 golave (17) nga 12 shënues të ndryshëm.
PROBLEMET E ANÇELOTIT
Karlo Ançeloti ka shijuar një karrierë të jashtëzakonshme në stolin e Juves, Milanit, Çelsit, Napolit, PSG, Realit dhe Bajernit. Në këto 25 vite, tekniku italian nuk kishte përfunduar kurrë në gjysmën e dytë të klasifikimit, deri këtë vit. Evertoni u rendit në vend të 12-të, -5 nga Bërnlej i vendit të 10-të.
KU FIRMINO?
Kur fiton një titull me 18 pikë avantazh, pret që skuadra jote të ketë një sulmues që arrin 30 golat. Por në rastin e Liverpulit nuk ishte kështu. Roberto Firmino, qendërsulmuesi i Klopit, shënoi vetëm 9 gola këtë sezon, vetëm 1 në “Anfield”. Megjithatë, braziliani mbetet i pakrahasueshëm për kontributin që jep si nëntë false.
LAVDI PËR LINGARD
Junajtid u kualifikua në Champions vetëm në ndeshjen e fundit, duke fituar ndaj Lestërit 2-0. E megjithatë, “Djajtë” nuk e mbyllën sfidën deri në minutën e 98-të. Dhe goli erdhi nga ai që pritej më pak, Xhesi Lingard. Sulmuesi i “Djajve” nuk shënonte prej 2019-ës, por arriti ta prishë mallkimin duke realizuar golin e fundit të javës së 38- të.
DRITHËRUESE
Në 2014-’15, Bornmëthi u ngjit në Premier Ligë për herë të parë në histori, përpara Uotfordit dhe Noruiçit. Në mënyrë të pabesueshme, të tria këto skuadra u rrëzuan me të njëjtin rend në 2019-’20. Bornmëthi u rendit i 18-ti, përpara Uotfordit dhe Noruiçit.

Related Posts

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar
Sport

Dueli që premton gola, Tirana nuk e njeh fitoren me Elbasanin e ri

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime
Sport

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime
Sport

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë
Sport

Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Dueli që premton gola, Tirana nuk e njeh fitoren me Elbasanin e ri

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al