Pas publikimit nga ArgjiroLajm.net të disa fotove që tregonin prerjen e pemëve në lagjen ‘Punëtore’ aty ku në fakt ka probleme me erozionin, ka reaguar Teme Seferi, drejtori i ndërmarrjes komunale në Bashkinë Gjirokastër. Ai thotë se prerja e pemëve disa vjeçare është bërë me qëllim për mbjelljen e fidanëve të rinj akacie, sipas rekomandimeve të specialistëve. Ai thotë gjithashtu se pemët e prera ishin arrë të thata, prandaj është vlerësuar që duheshin prerë për t’i lënë hapësirë fidanëve të rinj.