• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti dekoron të mbijetuarit e kampit të internimit në Tepelenë (FOTO)

24/08/2018
Presidenti dekoron të mbijetuarit e kampit të internimit në Tepelenë (FOTO)

Në një ditë të gjatë, konceptuar me simpoziume shkencore, performancë artistike, ekspozita dokumentare, dëshmi dhe koncerte, një vend i veçantë iu rezervua nderimit të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Në prani të të mbijetuarve apo të të afërmve të viktimave të përndjekjes komuniste, Presidenti i Republikës Ilir Meta nderoi me Titull për Merita të Veçanta Civile, disa nga simbolet e mbijetesës dhe të dhimbjes. Mes tyre janë tri nëna, që jeta u rezervoi fatin e tmerrshëm, të varrosin e zhvarrosnin me duart e tyre fëmijët e mitur, që vdekja ua mori në kampet e shfarosjes.

“Duke vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, këto personalitete frymëzuese vlerësohen në Tepelenë, vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të humanizmit të njerëzve të thjeshtë. Kjo në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe si përgjegjësi e shoqërisë së sotme për rivlerësimin e këtyre figurave, në një ditë kujtese e reflektimi”, tha ndër të tjera Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Në ceremoninë e zhvilluar dje në mbrëmje në Tepelenë, Presidenti i Republikës dekoroi dy gra malësore, dy gra të forta, që nuk u ndalën për 55 vjet, deri sa rigjetën eshtrat e bijave të tyre të vdekura në Turan të Tepeleës. Ato janë Gjelë Gjikola dhe Mrikë Gjikola që humbën fëmijët 3­vjeçarë në internim. Fëmijëve iu sigurua një vend prehjeje i identifikueshëm dhe pas gjysmë shekulli, nënat e tyre rifituan të drejtën për ta kujtuar fëmijën njerëzisht. Historia e Drande Jakjas, e dekoruar pas vdekjes, ka rrëqethur këdo që e ka dëgjuar.

Një malësore trimëreshë, e cila në një sakrificë mbinjerëzore zhvarrosi fëmijën 2­vjeçar që ndërroi jetë në kamp dhe e ruajti për 7 javë me radhë pranë vetes, për ta marrë nga kampi, rikthyer në vendlindje dhe varrosur denjësisht pranë gjyshit të vet, sipas zakonit, në një bashkëjetesë gati të pabesueshme të jetës me vdekjen. Lek Pervizi është një tjetër i mbijetuar i Tepelenës, që ashtu si At Zef Pllumi, ka rrojtur për me tregue, atë që sytë i kanë parë në kampin e Tepelenës, por jo vetëm kaq. Ai i ka të dokumentuara ato përmes vizatimeve, të cilat u ekspozuan dje në Tepelenë.

I dënuar nga 1945 deri në 1990, në Berat, Tepelenë, Porto­Palermo, Kamzë, Lushnjë, Kuç me heqjen e të gjitha të drejtave, bashkë me familjen e vet, Leka përshkoi një kalvar të gjatë internimesh dhe burgu, ku humbi gjyshen, nënën, vëllanë dhe ku edhe krijoi familje me një vajzë, që i mbijetoi Tepelenës, Gjyljana Malajn. “Shërbimi që i ka bërë Leka historisë lidhet me dëshmitë e gjalla që ai i ka sjellë deri në të sotmen, ku duke përdorur thëngjill e laps ka dokumentuar me saktësi akribike figura, ndërtesa, situata, portrete dhe njerëz. Në kushtet në të cilat u realizua ky dokumentim, mungesës së mjeteve bazë për mbijetesë, pikturat e tij të kampeve marrin vlerë të shtuar për informacionin që përcjellin në të sotmen nga një dëshmitar okular.

Të dhënat që vijnë nga vizatimet e tij shprehin pa interpretuar gjendje, njerëz dhe situata të papërsëritshme me qartësinë dhe besnikërinë e një fotografie. Skicat, vizatimet dhe pikturat e tij janë botuar si dëshmi e së shkuarës dhe homazh për ata që nuk ia dolën”, u shpreh Presidenti Meta. Vetë leka ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së dekorimit, po ashtu edhe Gjela me shpirtin e copëtuar, ndërsa në emër të Mrikës, e cila fatkeqësisht po kalon orë të vështira shëndetësore, ishte e pranishme, e bija, Age Totaj, ndërsa në emër të nënës heroinë Drandes, ishte i biri, Nika.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al