Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.
Më parë, kreu i shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit.
Gjithashtu, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.
Në fund të muajit maj, Kadia dhe Malo u larguan nga detyrat e tyre që mbanin si zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Jashtme.