• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti francez Macron rikthehet në Tiranë

09/04/2025
Presidenti francez Macron rikthehet në Tiranë

Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Sipas ministrit Hasani, vizita e z. Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, z. Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme.

Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh ministri Hasani.

Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025. Ministri Hasani u shpreh se:

“Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin.

Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.

Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u pritë me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Related Posts

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë
Kryesore

Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë

08/03/2026
I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës
Kryesore

I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti i PS: Fëmijët e Delvinës nuk janë material për politikën e ditës

08/03/2026
Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar
Kryesore

Tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

08/03/2026
Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin
Kryesore

Kreu i SPAK: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

08/03/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asllani harron Inter, i premton besnikëri Beshiktash: Dua të qëndroj këtu

Asllani harron Inter, i premton besnikëri Beshiktash: Dua të qëndroj këtu

09/03/2026
VIDEO/ Milan mban gjallë shpresat për titullin, fiton derbin ndaj Interit

VIDEO/ Milan mban gjallë shpresat për titullin, fiton derbin ndaj Interit

08/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al