Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë fundjavë në jug të vendit. Në mesnatë ai ka postuar një foto nga fshati Jorgucat i Dropullit. “Një mbrëmje të këndshme ju urojmë me xha Llambin nga Jergucati!”, shkruan Meta në faqen e tij në Facebook teksa publikon foton me të moshuarin, i cili është babai i Vangjel Tavos. Një vit më parë në një përpjekje për të mos djegur mandatin e deputetit, por as për të dalë kundër vendimit politik të LSI-së, ish-deputeti i Gjirokastrës sajoi gjoja ngatërresën me emrin e babait. Në formularin që deklaroi se hoqi dorë nga mandati i deputetit, Tavo kishte e shënuar Harallamb emrin e të atit, por më vonë tha se ai në pasaportë e ka Llambi. Ky gjoja lapsus sipas tij, përbënte arsye që mandati të mos i digjej, për së paku edhe disa kohë me shpresën se do të gjendej një zgjidhje dhe Rama do të hapte rrugë duke iu nënshtruar presionit të opozitës.
©argjiroja.net