• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prestigjiozja angleze nis peticionin online: Të jepet “Topi i Artë” për vitin 2020

24/08/2020
Prestigjiozja angleze nis peticionin online: Të jepet “Topi i Artë” për vitin 2020

2020-ta ka qenë një vit i vështirë për të gjithë dhe, në rrethana të tilla, vendimi i “France Football” për të anulluar dhënien e “Topit të Artë” të këtij viti është i kuptueshëm. Sidoqoftë, që nga kthimi i futbollit, lojtarët më të mirë iu kanë ofruar tifozëve, në të gjithë botën, një lehtësim marramendës nga pandemia globale.
Ciro Immobile i Lazio fitoi “Këpucën e Artë” të Europës. Ekipi emocionues i Liverpool, me yje të tillë si Mane, Salah, Alexander-Arnold dhe Van Dijk ngriti titullin e tyre të parë anglez në 30 vite. Neymar u mahnit kur PSG-ja arriti në finalen e saj të parë të Ligës së Kampionëve. Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, tani të dy mbi të 30-tat, e vazhduan karrierën e tyre statistikisht plot ritëm. Dhe sigurisht, një ekip i mrekullueshëm i Bayern Munich, i udhëhequr nga golat e Robert Lewandowski, fitoi Ligën e Kampionëve, për të kompletuar kësisoji “tripletën” sezonale.
Këta lojtarë meritojnë të nderohen për gëzimin dhe “eksitimin” që kanë dhënë gjatë kësaj kohe të vështirë. Kjo është arsyeja pse “Bleacher Report Football” ka ndërmarrë një peticion online, duke i kërkuar “France Football”, në emër të tifozëve të futbollit në të gjithë botën, që ta rivlerësojë vendimin dhe ta japë çmimin më prestigjioz individual të futbollit edhe këtë vit. Në këtë mënyrë, prestigjiozja franceze do të nderonte lojtarin më me ndikim në këtë vit unik e të vështirë prej Covid-19, por jo më pak tërheqës, sa i përket futbollit. Një nismë që dërgon “ujë në mullirin” e Robert Lewandowski, si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve dhe i Bundesligës, fitues i “tripetës” me Bayern Munich. Me siguri, nëse hapet gara për “Topin e Artë”, ai do të ishte favorit absolut për të triumfuar këtë vit.

Related Posts

Barcelona, Flick: Champions është ndryshe, ka vetëm ndeshje të forta
Sport

“Pres ndeshje ndryshe”, Flick: Jemi të motivuar, kualifikimi në duart tona

13/04/2026
Champions, trajneri i Atleticos: Jemi gati për Brugge, japim maksimumin
Sport

Atletico, Simeone para Barçës: Të tregohemi të zgjuar, luajmë sikur jemi 0-0

13/04/2026
Pamje skandaloze pas ndeshjes në Shkodër, policia përplaset me tifozët
Sport

Pamje skandaloze pas ndeshjes në Shkodër, policia përplaset me tifozët

13/04/2026
Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren
Sport

Premio e “çmendur” zyrtarizohet, 50 mijë euro për Laçin dhe 100 mijë euro për Superioren

13/04/2026
Disfata me Vllazninë, Josa: Goli u anulua padrejtësisht, por s’diskutoj episode
Sport

Bylis, Josa: Skuadra zbatoi detyrat ndaj Dinamos, por ja çfarë nuk shkoi sot!

13/04/2026
“Abissnet Superiore” 2025-2026/ Mësohet skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”
Sport

“Abissnet Superiore” 2025-2026/ Mësohet skuadra e parë që siguron matematikisht “Final Four”

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

13/04/2026
Barcelona, Flick: Champions është ndryshe, ka vetëm ndeshje të forta

“Pres ndeshje ndryshe”, Flick: Jemi të motivuar, kualifikimi në duart tona

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al