• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Preu hekurat e qelisë dhe zbriti me çarçafë, arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

07/12/2025
Preu hekurat e qelisë dhe zbriti me çarçafë, arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Një arratisje si në filma ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Opera të Milanos në Itali, ku i burgosuri shqiptar Taulant Toma ka arritur të largohet gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, më 7 dhjetor.

Sipas autoriteteve italiane, Toma ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas është ulur jashtë strukturës me çarçafë të lidhur, për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Arratisja dyshohet se ka ndodhur gjatë ndërrimit të turnit të gardianëve dhe besohet të ketë qenë e planifikuar deri në detajin e fundit, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Ende nuk është e qartë se si i burgosuri ka arritur të kalojë murin rrethues të burgut dhe nëse ka pasur ndihmën e ndonjë bashkëpunëtori jashtë.

Taulant Toma, i dënuar për grabitje dhe vjedhje me afat dënimi deri në vitin 2041, ka një histori të gjatë arratisjesh.

Në vitin 2013, ai u arratis nga burgu i Parmës, një tjetër strukturë e sigurisë së lartë. Në atë rast, ai u largua së bashku me bashkëkombasin e tij Valentin Frokaj, i cili më vonë mbeti i vrarë gjatë një grabitjeje në një vilë.

Pas arratisjes, Toma u kap në Belgjikë në shtator të po atij viti, por u arratis sërish nga burgu i Latin, pranë Liezhit, vetëm tre muaj më vonë.

Edhe në vitin 2009, ai kishte arritur të ikte nga burgu i Ternit.

Autoritetet italiane kanë aktivizuar një plan kërkimesh në shkallë të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli teksa edhe zonat industriale dhe fushat përreth janë duke u kontrolluar. Policia frikësohet se Toma mund të jetë larguar tashmë nga zona.

Related Posts

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit
Lajme

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

20/02/2026
E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët
Kryesore

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

20/02/2026
Kryesore

Për 12 vite nuk pagoi sigurimet shoqërore të punonjëses, nën hetim biznesmeni nga Gjirokastra

20/02/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastriti punëson një shtetase të huaj, por nuk i paguan detyrimet tatimore, vihet nën hetim

20/02/2026
Gara për Bashkinë Tepelenë, rivali i Tërmet Peçit rezulton i dënuar me burg (Dokumenti)
Kryesore

Theu masën e sigurisë, arrestohet gruaja nga Tepelena

20/02/2026
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherr në lokal, 38-vjeçari kapet me armë

19/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përse? Pas Kristit, Mateo lë gjithashtu shtëpinë sonte!

Përse? Pas Kristit, Mateo lë gjithashtu shtëpinë sonte!

20/02/2026
Arbër Hoxha në super formë, zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Luajti titullar në Europa League, Hoxha në formacionin e javës

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al