• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prezantohet platforma eTransport për lëvizjen ndërqytetase, Kumbaro: Një mundësi e re informacioni për Shqipërinë Turistike

02/12/2022
Prezantohet platforma eTransport për lëvizjen ndërqytetase, Kumbaro: Një mundësi e re informacioni për Shqipërinë Turistike

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e pranishme në prezantimin e platformës “eTransport” nga DPSHTRR, e cila lejon aksesin digjital në transportin rrugor ndërqytetas, u shpreh se kjo alternativë zgjidh problemin e turistëve të huaj për të udhëtuar brenda Shqipërisë duke u ofruar informacionin e duhur për vendodhjen e terminaleve, aksesimin e biletave online dhe intineraret e transportit.

“Ky nuk është një shërbim vetëm për 2.8 milionë banorë, por për shumë më shumë,
sepse deri më 30 shtator të këtij viti ne shënuam 6.5 milionë vizitorë të huaj, shifër e barabartë me atë të vitit 2019.

Jo vetëm kaq, por Tirana sivjet ka pasur një fluks turistësh të rinj, të grumposhave 20−35 vjeç. Të gjitha këto tregojnë për një publik të shtuar, mobilitet, dëshirë për lëvizje. Ky shërbim, jo vetëm na jep më shumë informacion, por na shërben për të kuptuar se nuk ka nevojë të kesh makinën tënde për të lëvizur, por falë transportit ndërqytetas që po e rrit cilësinë e shërbimit, reduktojmë ndotjen urbane dhe ndërurbane”, u shpreh ministrja.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, qëllimi është promovimi i platformës “eTransport” lançimi i së cilës do të shënojë fillimin e një epoke të re të digjitalizimit të transportit ndërqytetas.

Gjatë panelit të organizuar nga DPSHTRR, pjesëmarrës ishin drejtori Blendi Gonxhe, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

Me përfundimin e fazës së parë të projektit të platformës, përmes aksesit në telefonët tyre, udhëtarët do të mund të njihen me destinacione eksperienca, site dhe zonat e mbrojtura, evente me interes për të pasuruar jetën kulturore, artistike të turistëve në nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu do të njihen edhe me infrastruktura mikpritëse në qytete të ndryshme që përmban platforma.

“Jo të gjithë turistët vijnë me makina apo marrin makina me qera dhe kanë dëshirë të lëvizin e të zbulojnë Shqipërinë në të përditshmen e saj. Ne në Shqipëri, sipas disa shifrave, kalojmë 5 orë në ditë me telefon në dorë, duke hapur dhe mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit. Çdo kanal komunikimi është gjithashtu një kanal promovimi nëse duam ta përdorim kështu. Së bashku me drejtorin e DPSHTRR Blendi Gonxhe, gjetëm konsensusin që ta përdorim së bashku këtë platformë si një mënyrë promovimi të Shqipërisë turistike, të qyteteve, peizazheve tona sepse është një mënyrë shumë e mirë t’i shoqërojmë udhëtarët me informacion turistik duke krijuar një mundësi të re informacioni të Shqipërisë turistike brenda kësaj platforme”, u shpreh Kumbaro.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al