Me ardhjen e ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha, pritet që në ditët e para të muajit shtator të ketë lëvizje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Jo zyrtarisht mësohet se ndryshimet do të prekin kupolën drejtuese të kësaj organizate dhe gjithashtu drejtorët nëpër qarqe, si dhe shefat e komisariateve. Pak muaj më parë u emërua drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë ende vakant është dhe pozicionit i komandantit të Gardës së Republikës. Në fund të sesionit të shkuar parlamentar, u miratua gjithashtu edhe ligji i ri për Policinë e Shtetit. ©Argjiroja.net









