• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Priten ndryshime në ligj, siguracioni i makinave nuk do të jetë më i detyrueshëm

27/06/2020
Miratohet ligji, ja çfarë duhet të dini nëse do bleni makinë

Sistemi “bonusmalus” nuk do të jetë i detyrueshëm por do t’u lihet në dorë kompanive të sigurimit nëse duan ta përfshijnë, apo jo. Pas një kohe të gjatë diskutimesh dhe variantesh të propozuara, qeveria duket se është tërhequr nga vendosja me detyrim e këtij sistemi, mbi bazën e të cilit diktohen primet e sigurimit të automjeteve.

Në draftin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” përcaktohet që sistemi “bonusmalus” mund të aplikohet, por kjo lihet në vullnetin e lirë të kompanive të sigurimit.

“Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin ‘bonusmalus’ në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe kartonit jeshil”, thuhet në pikën 8 të nenit 7.

SISTEMI “BONUSMALUS”

Sistemi “bonus-malus”, sipas ligjit të ri, është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

“Mundësia për aplikimin e tarifimi me bazë risku nënkupton: rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të automjeteve: ata që shkaktojnë aksidente duhet të paguajnë një prim më të lartë; çmime të ndryshme për risqe të ndryshme; drejtuesit e automjeteve që kanë makina me motorë të një shkallë më të vogël duhet të paguajnë prime më të ulëta krahasuar me ata që kanë makina me motorë të fuqishëm etj.”, vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin.

Pra, qëllimi i sanksionimit të këtij sistemi është nxitja e drejtuesve të mjeteve që të jenë më të përgjegjshëm, duke ndikuar në këtë mënyrë në uljen e numrit të aksidenteve. Por lënia e tij në vullnetin e kompanive të sigurimit nuk është garanci për implementimin e tij, sa kohë vetë kompanitë kanë ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që të mos aplikohet.

PËR DËMET

Në nenin 25 të projektligjit është përfshirë kufiri minimal i përgjegjësisë si për demin pasuror, ashtu dhe për dëmin jopasuror. Për çdo person të dëmtuar në aksident, Ministria e Financave në projektligj kufirin e përgjegjësisë e ka caktuar 22 milionë lekë, pothuajse dyfish më pak nga varianti i parashtruar më herët nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithashtu, për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet do të jetë 55 milionë lekë dhe në rastin e autobusëve dhe kamionëve, kufiri i dëmit do të jetë 150 milionë lekë. Në ligjin e ri është përcaktuar që për dëmet deri në 30 mijë lekë palët kanë të drejtën e zgjidhjes me marrëveshje mes tyre.

“Sipas nenit 14, Raporti Europian i Aksidenteve është formulari që së bashku me policën e sigurimit i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit. Drejtuesit e mjeteve të përfshira në një aksident rrugor, për dëmet materiale në vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Europian të Aksidenteve, i cili vërteton se ngjarja(aksidenti) ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Në lidhje me të gjitha dëmet në vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore”, thuhet në relacion.

Ndërkohë, nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Gazeta Panorama

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al