• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Problemi i “ujkut” Rama

21/08/2021
Gjuajtja e tretë e Edi Ramës

Nga Blendi Kajsiu

Është sa e njohur, aq edhe e bukur fabula e bariut dhe ujkut. Në të, një bari bërtiste kot “ujku, ujku” për t’u tallur me bashkëfshatarët e tij që vraponin për ta ndihmuar. Kur një ditë ujku u shfaq me të vërtetë, thirrjet e tij për ndihmë u injoruan nga fshati.

Diçka e ngjashme po ndodh me kritikët e qeverisjes Rama sot në Shqipëri. Ndryshe nga bariu i përrallës, barinjtë e interesit tonë publik janë të sinqertë dhe nuk tallen me qytetarët. Ata realisht e shohin ujkun Rama në çdo iniciativë të qeverisë, që nga Open Ballkan deri te pritja e qytetarëve afganë. Ndaj, vazhdimisht bërtasin “ujku, ujku”.

Problemi është se nëse qytetarëve u bërtet vazhdimisht “ujku” për çdo gjë, ata do bëhen të pandjeshëm. Aq më tepër kur u tregon ujkun aty ku ata nuk shohin veçse dele. Ndaj, kur ujku të shfaqet realisht dhe të kollofisë interesin publik, ata do jenë krejt indiferentë.

Diçka e tillë po ndodh sot me vendimin e qeverisë Rama për të pritur qytetarët afganë. Ndonëse të gjithë parimisht janë dakord me vendimin, të shumta janë kritikat mbi procesin jo transparent të vendimmarrjes, mungesën e informacionit dhe mënyrën se si Rama po prodhon kapital politik me këtë çështje.

Këto kritika, edhe pse jo pa bazë, janë tejet të ekzagjeruara, dhe shohin ujkun aty ka dele. Në një situatë të emergjencës humanitare, informacioni është sa i limituar, edhe i pasaktë. Si Shqipëria, si Kosova, ashtu edhe SHBA-të, ishin të papërgatitur për këtë katastrofë dhe askush ende nuk e di me saktësi se sa qytetarë afgan kanë nevojë të vijnë në Shqipëri apo se ku do strehohen.

Natyrisht që Rama po e përdor dhe do vazhdojë ta përdorë këtë situatë për të rritur kapitalin e tij politik me SHBA-të. Por kjo është e paevitueshme dhe aspak problematike për sa kohë rritet edhe kapitali politik dhe imazhi i Shqipërisë me SHBA. E thënë ndryshe, nuk ka asgjë të keqe të përfitojë Rama politikisht nëse përfiton edhe Shqipëria.

Problemi është kur përfitimi politik i Kryeministrit bëhet në kurriz të Shqipërisë, apo duke vënë në rrezik interesat e saj gjeopolitike. Ky është rasti i Open Ballkan që përçan dhe dobëson faktorin shqiptar thjesht në funksion të protagonizmit të Ramës. Ky ishte edhe rasti i importimit të armëve kimike, ku Rama synonte forcimin e kapitalit të tij politik me amerikanët, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, mjedisin, si dhe vetë industrinë e turizmit.

Prandaj nuk ka sens të trajtohet futja e qytetarëve afganë në Shqipëri nga Rama me të njëjtin shqetësim si futja e armëve kimike, apo futja e Shqipërisë në Open Ballkan. Qytetarët afganë që do vijnë te ne nuk janë as helme dhe as armë kimike, ata nuk rrezikojnë as jetën dhe as ekonominë shqiptare, përkundrazi mund t’i japin asaj një impuls.

Është e kotë t’i kërkosh sot qeverisë shqiptare një numër ekzakt të emigrantëve që do vijnë, përtej hamendësimeve të përafërta, që nesër ta denoncosh si gënjeshtare, sepse numri që jep sot me siguri nesër do dalë i pasaktë. Po ashtu, është i pakuptimtë denoncimi i Ramës se po shet Shqipërinë si një vend bujar, mikpritës dhe i hapur dhe jo si një vend i kapur nga mafia dhe korrupsioni.

Ama, është jo vetëm brenda detyrimit, por edhe brenda mundësive, të qeverisë të na sqarojë se përse e la procesin e Berlinit dhe u fut tek Open Ballkan. Të na thotë se si dhe kur do eliminohen tarifat me Serbinë, si dhe studimet që tregojnë se prodhimi vendas nuk dëmtohet nga hapja e tregut. Të na shpjegojë se si përçarja me Kosovën, nxirja e Kryeministrit shqiptar Albin Kurtit si antishqiptar dhe madje nazist (në mediat pranë saj) dhe zbardhja e Presidentit serb, Vucicit, si europian, tolerant dhe simpatizant i shqiptarëve, i shërben interesit tonë kombëtar.

Këtu, dhe jo tek ardhja e afganëve, kemi një ujk që po lëpihet përballë interesit publik. Ujqit imagjinar të qeverisjes Rama, që nga Bregoviçi deri tek ardhja e qytetarëve afganë, më shumë se interesin publik po përlajnë besueshmërinë e barinjve të tij. Dhe ky është një lajm i keq për qytetarët, sepse kur ujku të shfaqet realisht, ata tashmë do jenë të shurdhër.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al