• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profesori grek analizon tërmetin në Shqipëri, ja kur mund të ndodhë përsëritja e lëkundjeve

16/12/2019
Profesori grek analizon tërmetin në Shqipëri, ja kur mund të ndodhë përsëritja e lëkundjeve

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të pallogaritshme në Shqipëri, konsiderohet si i pazakonte nga profesori grek, Efthymios Lekkas.

Sipas tij, me lëkundjen e 21 shtatorit u mendua se toka kishte gjetur qetësi, por thekson se gjasat për një tërmet të tretë të fuqishëm janë shumë të pakta, pasi energjia e çliruar nga paslëkundjet ka qenë normale. Sipas tij, një tërmet tjetër aty ku ra në 26 nëntor tashmë mund të pritet vetëm pas 300 vitesh. Edhe si gjeolog, mendoni se kjo energji është çliruar dhe nuk presim më tërmete të kësaj shkalle?

Gjykoj se pas tërmetit të parë dhe të dytë, energjia sizmike është çliruar në një masë shumë të madhe. Duke parë se lëkundjet passizmike po zhvillohen në mënyrë normale, kjo na çon në gjykimin se do t’i shpëtojmë një tërmeti të tretë të fortë.

Homologë tuaj, të cilët i ndoqën dhe nga afër këto tërmete, u shprehën se kishim të bënim me një fenomen të pazakontë. E ndani dhe ju këtë gjykim?

Po, në të vërtetë bëhet fjalë për një fenomen të pazakontë, sepse pas një tërmeti të madh siç ishte ai i 21 shtatorit, zakonisht kemi shuarje të lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit ishte një surprizë e madhe për ne, u habitëm nga ky fenomen që ndodhi, sepse gjykonim se energjia sizmike ishte çliruar me tërmetin e 21 shtatorit. Por këtu patëm një përjashtim. Natyra na gënjeu në këtë rast, sepse nëntoka e kësaj zone rezultoi të përmbante energji shumë të mëdha dhe si rezultat patëm tërmetin e 26 nëntorit, një tërmet katastrofik.

Duke analizuar nivelin e tij shkatërrues, në çfarë kategorie renditet ky tërmet, duke gjykuar viktimat dhe shkatërrimet?

Do të doja të theksoja se pas një tërmeti 6.4, i cili është një tërmet shumë i madh dhe duke marrë parasysh dhe karakteristikat e këtij tërmeti, afërsinë nga epiqendra, do të thosha se ndërtesat reaguan në mënyrë të kënaqshme. Kemi ndarë dy zona: zona e parë është Thumana dhe fshatrat përreth, ku kishim rreth 15 shembje godinash. Por bazuar në mënyrën se si ishin ndërtuar godinat, duhet të kishim shumëfishin e godinave të shembura. Ndoshta u zhvilluan disa fenomene, siç janë ulja e valës goditëse në atë zonë. Zona e dytë është Durrësi. Durrësi ishte shumë afër epiqendrës, ishte mbi çarjen tektonike sizmike dhe një pjesë e Durrësit ishte ndërtuar në toka të dobëta për ndërtim. Bazuar në këto të dhëna, them se rënia e godinave ishte e vogël në numër bazuar në këtë fuqi dhe në këto kushte ndërtimi. Gjithashtu kemi vëzhguar disa karakteristika të dëmeve që kanë pësuar godinat dhe atyre duhet t’u kushtohet shumë vëmendje.

Në një intervistë që keni dhënë në televizionin “Open” në Greqi, jeni shprehur se shumë godina që nuk janë rrëzuar në Thumanë duhet të evakuohen, sepse janë të rrezikshme për banorët. Si i patë sot?

Sigurisht që ato ndërtesa janë të vjetra dhe kanë pësuar dëme dhe është shumë e vështirë që të riparohen. Prandaj, është e padobishme që në to të ndërhyhet, por duhet që të shemben dhe të rindërtohen.

Pas 18 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit, a keni bërë një analizë dhe në çfarë përfundimesh keni dalë?

Kemi bërë një analizë të tërmetit, shohim karakteristikat e tërmetit, disa janë të zakonshme, por kemi dhe disa karakteristika jo të zakonshme që shoqërojnë tërmetet. Kemi shqyrtuar fenomenet shoqëruese të një tërmeti, që zakonisht kanë lidhje me dëmtimin e truallit, por dhe disa rrëshqitje të tokës. Ajo që neve na intereson është që të analizojmë strukturën sizmotektonike në zonës, që të mundemi që këto të dhëna të shërbejnë në përpunimin e rregullave të reja antisizmike të ndërtimit për të ardhmen.

Ju thoni që ka disa elemente jo të rregullta të tërmetit. Do të jetojmë në vazhdim me aktivitet sizmik, apo situata do shkojë drejt qetësimit, si e gjykoni?

Ky tërmet është një fenomen, të cilin unë e kam përjetuar gjatë jetës sime si në Greqi, ashtu dhe në vende të tjera të botës. Zakonisht ka qetësi, pastaj ndodh shpërthimi sizmik dhe pas çlirimit të energjisë hyjmë sërish në një periudhë të gjatë qetësie.

Sa mund të zgjasë kjo qetësi, 20, 30, 50 vjet?

Nga analiza që i bëjmë kësaj çarjeje tektonike në këtë zonë, përsëritja e këtij tërmeti mund të vijë pas 200, 300 apo 1 mijë vjetësh. Por nuk përjashtohet mundësia që të kemi një tërmet edhe nga një çarje tjetër tektonike fqinje dhe jo nga e njëjta.

Edhe si gjeolog, por si njeri me përvojë në mbrojtjen antisizmike, çfarë do t’i sugjeronit shtetit shqiptar që në të ardhmen të mos kemi këto pasoja në një tërmet të ngjashëm?

Fillimisht duhet të ngrihet një sistem vëzhgimi i tërmeteve me regjistrues tërmetesh dhe pajisje më të shpejta regjistrimi. Së dyti, duhet të ndryshojnë dhe të rinovohen rregullat antisizmike në ndërtim dhe kërkohet gjithashtu më shumë kontrolle në ndërtim. Në fund, duhet të ketë një edukim më të mirë, jo vetëm për teknikët dhe inxhinierët, por dhe për publikun që të kenë njohuri më të mira për tërmetet dhe të marrin masat që duhen në raste tërmetesh.

Keni bashkëpunuar ju me Institutin tonë të Sizmologjisë dhe a keni të dhëna për hartat sizmike të Shqipërisë?

Nuk kemi ende bashkëpunim, do të vendosim një bashkëpunim. Nuk disponojmë harta sizmike të Shqipërisë, por bazuar në eksperiencën tonë në Greqi, mund të ndihmojmë për të zbatuar të njëjtat rregulla antisizmike edhe në Shqipëri./ Panorama

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al