Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka zhvilluar sot një takim me Forumin Gjirokastra, ku është diskutuar rreth projeketit të “Bypass-it”, projekt për të cilin kohët e fundit ka pasur disa kundërshti në media nga njerëz publikë.
“Diskutuam gjerë e gjatë projektin e bypassit të Qendrës Historike, interesin e kthimit te Qendres Historike në zonë këmbësore, pa fotomontazhe e pa hedhur baltë, duke u angazhuar për organizimin e një tryeze të ardhshme teknicienësh për një shkëmbim profesional. Ata që bërtasin e zhurmojnë më shumë nuk ishin, as ca të tjerë që duket se kanë “firmosur” letra pa parë asgjë e pa qenë në asnjë tryezë nuk ishin, apo të tjerë që mohojnë madje se kanë firmosur ndërsa nuk e kanë bërë asfare një gjë të tillë e dikush tjetër ua ka përdorur emrat…por ne ecim të gjithë bashkë përpara në interes të Gjirokastrës”, thotë Kumbaro.
Ministrja më tej sqaron edhe keqpërdorimin e emrit të shkrimtarit Ismail Kadare në të ashtuquajturin peticion kundër projektit të “Bypass-it”.
Në takimin e organizuar në Akadaminë e Shkencave morën pjesë profesorët Luan Omari, Agim Mero, Emin Riza, Mumtaz Dhrahmi, Maksim Muçi, Vasil Tole, Shpetim Emiri, Faruk Kaba, Edmond Alikaj etj. Bashkë me ministren për të sqaruar projektin e “Bypass-it” dhe aprovimin e dhënë prej UNESCO-s, ishin edhe inxhinierë të studios “Atelier4. Më poshtë video nga fjala ministres në këtë takim.
/ArgjiroLajm.net