• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prokurorit të Gjirokastrës i afrohet radha për vetting, KLP miraton sot aktin e vlerësimit profesional

26/12/2019
Prokurorit të Gjirokastrës i afrohet radha për vetting, KLP miraton sot aktin e vlerësimit profesional

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në rend të ditës ishte edhe miratimi akteve të vlerësimit profesional të 4 prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut. Mes tyre ishte gjithashtu emri i prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

“Propozohen 4 akte të vlerësimit profesional të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut. Është fjala për prokuroren Anisa Qilimi, për prokurorin Ludovik Doda, për prokurorin Spartak Çoçoli dhe prokuroren Natasha Shallapi”, the kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Në fillim të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda, njoftoi se me kërkesë të saj, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda kishte dhënë masë sigurie “detyrim për paraqitje”, ndaj prokurorit Spartak  Çoçoli. Prokuroria tha se ai ishte “I dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtareve, prokurorëve dhe funkionarëve të tjerë të drejtësisë””. Ndaj Çoçolit po ashtu është marrë masë për pezullimin e ushtrimit të detyrës.

Çoçoli, kur u mor në pyetje prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, mohoi akuzat duke thënë se ato “ishin të pavërteta”.

Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë në janar 2019, dy persona të tjerë u arrestuan në lidhje me këtë ngjarje. Sipas prokurorisë ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të korruptojnë prokurorin Çoçoli. Me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kjo dosje i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe pritet të jetë ndër të parat në radhë që do të dërgohet në gjykatë apo do të mbyllet.

©argjiroja.net 

 

Related Posts

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al