• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pronarët e detit dhe ‘kalbëzimi’ i shtetit! Pasojat politike edhe më tragjike se ‘Covid-19’

27/06/2021
Pronarët e detit dhe ‘kalbëzimi’ i shtetit! Pasojat politike edhe më tragjike se ‘Covid-19’

Nga Aranit Muraçi

Katër të vrarë më 2 prill 1991 në një demonstratë politike në Shkodër. Ende sot e djatha akuzon të majtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar! Katër të vrarë më 11 janar 2021 në një demonstratë politike në Tiranë! Ende sot e majta akuzon të djathtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar! Katër të vrarë më 27 qershor 2021, në plazhin e Velipojës. Jo për çështje politike, për “çështje pronash”.

Jo për ‘çështje politike’, por sa kohë ka që bregdetit dhe detit shqiptar i kanë dalë edhe pronarë! Politikanët që kanë hartuar politika zhvillimi për turizmin në këto 30 vjet, a kanë ndonjë përgjigje dhe e mbajnë ndonjë përgjegjësi? A e dinë ata se kush i zotëron hotelet dhe komplekset apo resortet turistike! Po rëra dhe deti shqiptar a kanë pronar?

A ndodhin në Greqi, Kroaci, Malin e Zi krime të ngjashme, për të zaptuar pronat publike në bregdet, si në Shqipëri?

Sherri që çoi sot në një masakër, sipas policisë, nisi për rërën e bregdetit dhe ujin e detit. Ndodhi në mes të sezonit turistik. Turizmi dhe bujqësia konsiderohen dy sektorët kryesorë të ekonomisë sonë. Pas ngjarjes shumë pushues të tmerruar morën çantat dhe ikën natën. Të tjerë që kishin planifikuar Velipojën sot, do të kenë përfunduar me siguri, në Malin e Zi ose Kroaci.

A e keni dëgjuar këtë klasë politike që “vajton” ende për rreth 5 mijë viktima të kohës së komunizmit, të cilët u vranë gjatë 45 viteve të diktaturës për bindje politike. E gjen fajtorin te kundërshtari politik, por nuk përmend emra konkretë. Ajo që dimë është fakti se në 30 vjet nuk ka ende asnjë të dënuar për krimet e komunizmit!

Në mungesë të një analize serioze nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili mblidhet sa herë ka tension dhe sherr banal mes krerëve të partive, apo edhe i të dhënave zyrtare, sipas disa raporteve të besueshme nga 1991 deri më sot besohet se janë vrarë për çështje pronash rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë.

Nuk përfshihen në këtë listë rreth 4 mijë të vrarë në ’97 dhe me dhjetra mijëra të tjerë që janë vrarë nga krimi i rrugës, larje hesapesh, apo krimi i organizuar, në këto 30 vite. Nuk përfshihen as aksidentet, shumica prej papërgjegjshmërisë së shoferëve, siç ishte shuarja e një familje me 4 anëtarë dy ditë më parë.

E ndërsa bota po çlirohet sot nga makthi i pandemisë, shqiptarët vazhdojnë të zgjohen çdo ditë me lajme të një bilanci tragjik që solli dhe mbolli politika e viteve të mbrapshta. Nëse nuk vihet “gishti në plagë” çdo ditë e më shumë bilanci tragjik në shoqërinë tonë do të thellohet. Janë plagë sociale që e kanë burimin te drejtësia e munguar dhe shteti i kalbur me zyrtarët e tij të korruptuar. Në vend që të ishte punuar për shërimin e këtyre plagëve, kur duhej të ishte ngritur një ditë e më parë drejtësia e re, kjo e fundit sulmohet politikisht pa asnjë propozim dhe ide më të mirë sesi ajo të mund të avancojë përpara.

Pasojat politike janë edhe më tragjike se ‘Covid-19’ në Shqipëri. Sot shqiptarët prisnin sërish lajme edhe të mira nga situata e koronavirusit në vend… por zgjohen trishtueshëm!

Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë zjarri, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës. Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes pronarëve të dy hoteleve për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës së rërës për vendosjen e shezllongeve dhe çadrave. Mes viktimave është edhe biznesmeni 59 vjeçar, Kujtim Ferracaku, pronar i një hoteli, “Fantazia” në Velipojë. Gjithashtu, i plagosur në këtë konflikt ka mbetur dhe vëllai i tij, Hasan Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit të Shkodrës./ TemA

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al