Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov. Teksa protestuesit mbërritën në godinën e Ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë robat. Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e Ministrisë. Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara Bashkisë, Kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.