• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestat në Tiranë/Për herë të parë në 30 vjet dëmtohen godinat ku ruhen thesaret e kombit

11/12/2020
Protestat në Tiranë/Për herë të parë në 30 vjet dëmtohen godinat ku ruhen thesaret e kombit

Për herë të parë që kur në vendin tonë qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime për të protestuar, janë dëmtuar edhe institucione si Muzeu apo Biblioteka Kombetare. Kamera e News 24 ka fokusuar dëmet në dy godinat ku ruhen thesaret e kombit.

Në këto tri dekada ka pasur gjithnjë një kod të heshtur mes shqiptarëve në protesta që në çdo zemërim publik, institucionet ku ruhen thesaret e kombit, nuk jane prekur. Dëshmuese të identitetit e historisë kombëtare, të vlerave e kulturës kombëtare, arsye të qenësishme të përcaktimit etnik, të çmuara e unifikuese po aq sa himni e flamuri, artefaktet që ruhen ne Muzeun Historik Kombetar apo antikuaret e Bibliotekës kombëtare përtej kohës e vendit, përbëjnë arsyet pse populli shqiptar ka kërkuar mëvetësinë e lirinë ndër shekuj. Protestat që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit nga një efektiv i “Shqiponjave”, e thyen këtë rregull të pashkruar dhe për herë të parë, thesaret kombëtare qenë para rrezikut.

Përmes një njoftimi për mediat, biblioteka njoftoi se do të mbyllet përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara mbrëmjen e 10 dhjetorit. Xhamat e thyer në ballinë në të tria katet e saj, janë të dukshme, çka momentalisht lejon shiun të depërtojë.

Një tjetër institucion kombëtar arti i prekur është muzeu, xhamat pasqyrë të të cilit, janë thyer dhe gjatë paradites të kësaj të premteje u zëvendësuan aq sa për të ndalur shiun. Të dyja institucionet kanë ngritur grupet e emergjencës për të marrë masa të menjëhershme për riparimin e dëmeve dhe ruajtjen e thesareve kombëtare të vendit. Arti dhe kultura kanë mundur gjithnjë të bëjnë diferencën mes popujve e kombeve duke qenë identifikuese dhe motive krenarie. Kujdesi ndaj thesareve kombëtare është kujdes ndaj identitetit dhe kombit. Institucionet që ruajnë kujtesën kombëtare janë të shenjta dhe e shenjta nuk preket.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al