• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protestë e dhunshme në Mal të Zi, shkak dhënia e një çmimi prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviç, i njohur si mohues i kombit malazez

09/07/2025
Protestë e dhunshme në Mal të Zi, shkak dhënia e një çmimi prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviç, i njohur si mohues i kombit malazez

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike.
Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi. Pas gati tri orësh, protesta përfundoi.
Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.
“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.
Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar.
Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës.
Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila.
Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.
Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.
Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi.
Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941.
Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi – simbol i antifashizmit – t’i jepej Vukoviqit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore.
Në shkrimet e veta, Vukoviq ka madhëruar Drazha Mihailloviçin, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.
Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiqit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”.
Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni – internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919.
Krahas Vukoviqit, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiç.
Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.
“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiq.
Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliç – kitarist klasik me famë botërore – refuzoi ta pranonte çmimin.
Akuza për brutalitet policor
Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.
“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiqit dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.
Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës.
Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës./REL

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al