Qeveria ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 109 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e Ziver Veizit i vrarë në 21 janar të 2011. Sipas vendimit, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro shkojnë për kërkuesen Ana Veizi, vajza e Ziverit, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi, 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda dhe 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi. Ziver Veizi, protestuesi nga Gjirokastra u vra nga ushtarët e Gardës së Republikës përpara Kryeministrisë, teksa aty po zhvillohej një protestë e opozitës së kohës, Partisë Socialiste.
©ArgjiroLajm.net









