• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Provë titulli në Shkodër, Elbasani sfidon Vllazninë pas polemikave

15/02/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Elbasani duket se e ka lënë pas zhgënjimin e humbjes në Kupë ndaj Partizanit, edhe pse polemikat për gjykimin vazhduan për dy ditë me radhë pas përfundimit të takimit. Në kampin verdheblu është bërë e qartë se kjo çështje duhet të mbyllet për momentin dhe energjia e skuadrës të kanalizohet plotësisht te kampionati. Përballja e radhës konsiderohet ndër më të rëndësishmet e sezonit, pasi të dielën Elbasani luan në transfertë ndaj kryesuesve të Vllaznisë, në një ndeshje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titull.

OBJEKTIVI – Takimi në Shkodër përbën një moment kyç në rrugëtimin e sezonit. Diferenca aktuale me Vllazninë është vetëm tri pikë, çka e mban plotësisht të hapur luftën për vendin e parë. Megjithatë, një humbje do ta çonte distancën në gjashtë pikë dhe do ta vështirësonte ndjeshëm misionin për kreun e renditjes. Për këtë arsye, elbasanasit janë të detyruar të synojnë maksimumin, ose të paktën të dalin me një pikë, në mënyrë që të mos lejojnë shkëputjen e rivalit direkt.

Një rezultat pozitiv do të kishte vlerë të dyfishtë: do të ruante ekuilibrat në klasifikim dhe do të forconte besimin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit. Përballë një kundërshtari që kryeson renditjen dhe që ka treguar stabilitet gjatë gjithë kampionatit, Elbasani duhet të tregojë maturi, përqendrim dhe efikasitet në çdo repart. Sa i përket situatës në skuadër, atmosfera paraqitet optimiste. Nuk ka lojtarë të pezulluar për shkak kartonësh, çka i jep stafit teknik mundësinë të zgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm. Shpresohet gjithashtu që kapiteni Bruno Lulaj të jetë të paktën i gatshëm për pankinën, nëse nuk arrin të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi. Prania e tij, qoftë edhe si alternativë, do të ishte një mbështetje e rëndësishme për grupin në një ndeshje me peshë kaq të madhe.

TRANSFERTAT – Një tjetër element që e bën sfidën më delikate është ecuria jashtë fushe. Që prej 3 nëntorit, kur fituan minimalisht 0-1 ndaj Flamurtarit, verdheblutë nuk kanë arritur më të marrin tri pikë në transfertë. Që nga ajo fitore, janë zhvilluar edhe pesë ndeshje të tjera larg “Elbasan Arena”-s dhe Elbasani nuk ka shkuar më shumë sesa barazime. Në këtë periudhë, bilanci është katër barazime dhe një humbje: Këto rezultate tregojnë se skuadra ka qenë konkurruese në çdo transfertë, por i ka munguar konkretizimi për ta mbyllur ndeshjen me fitore. Pikërisht kjo ecuri jo plotësisht produktive duhet të përballet tani me një kundërshtar që në fushën e vet ka bërë diferencën gjatë sezonit. Gjithsesi, në Elbasan ka besim se skuadra mund të reagojë në momentin e duhur. Një rezultat pozitiv në Shkodër jo vetëm që do të mbante të hapur garën për titull, por do të shërbente edhe si provë force për ambiciet reale të verdhebluve. Përballja e së dielës pritet të tregojë nëse Elbasani është gati të bëjë hapin vendimtar në luftën për kreun.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Axhenda e Superiores, spikat derbi i kryeqytetit
Sport

Përgatitjet në derbin ndaj Tiranës, gati kapiteni dhe Skuka për Partizanin

15/02/2026
VIDEO/ Vrioni gjen golin me Cesenen, por VAR “i prish” festën
Sport

VIDEO/ Vrioni gjen golin me Cesenen, por VAR “i prish” festën

15/02/2026
Shifra fantastike, tani në Shkodër tifozët ëndërrojnë titullin
Sport

Vllaznia me “armë” speciale, për hapin e madh ndaj Elbasanit

15/02/2026
Virtualisht kampion dimri, statistikat e fazës së parë “ngrohin” Chivu-n
Sport

“Kishte një prekje të lehtë…”, Chivu për kartonin e kuq të Kalulu: Nuk ka dyshime, lojtari i Juves të bënte kujdes

15/02/2026
Goli i Muçit ndaj Fenerbahçe për dy rekorde, sulmuesi kuqezi shkëlqen në Turqi
Sport

Goli i Muçit ndaj Fenerbahçe për dy rekorde, sulmuesi kuqezi shkëlqen në Turqi

15/02/2026
Largimet e lojtarëve, Partizani humbet 30% të vlerës në treg
Sport

Të gjithë sytë në Tiranë, derbi i shpresës dhe domosdoshmërisë mes Partizanit dhe Tiranës

15/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Axhenda e Superiores, spikat derbi i kryeqytetit

Përgatitjet në derbin ndaj Tiranës, gati kapiteni dhe Skuka për Partizanin

15/02/2026
Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë Prime në BBV: Më sulmoi

Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë Prime në BBV: Më sulmoi

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al